Kaloi 30 kilometra, me pitonin brenda veturës (Foto)

Shoferi i paemëruar ka udhëtuar për afro 30 kilometra, nga Noosa deri në Queensland të Australisë, me një gjarpër në pjesën e brendshme të veturës.
Reptili i gjatë tre metra, besohet se ka hyrë nën kapak derisa ai ndodhej për shëtitje në një pjesë malore dhe ka qëndruar pranë motorit të nxehtë, transmeton Telegrafi.

Me të hyrë brenda, pitoni është përshtatur shumë me gypat edhe elementet tjera, duke u bërë pothuajse i padukshëm.
Ekipi profesionist që merret me largimin e kafshëve të egra, ka intervenuar për ta nxjerrë prej aty pa e lënduar apo dëmtuar veturën. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/09/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































