LAJMI I FUNDIT:

Kallëzim penal për tre persona në Agjencinë për film të Maqedonisë

Kallëzim penal për tre persona në Agjencinë për film të Maqedonisë

Policia financiare ka kallëzuar penalisht dy ish-funksionar të Agjencisë për Film të Maqedonisë, D.B, drejtor në periudhën 2008-2015, dhe M.GJ.I, drejtor në periudhën 2015-2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kallëzim penal është ngritur edhe për D.D, kryetar i Këshillit ekzekutiv të Agjencisë për film.

Që të tre akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe kompetencave. Në lidhje me këtë, personit D.D i është mundësuar realizimi i dhjetë filmave të financuar nga Agjencia për film, me çka në konsideratë janë afër 110 mijë euro./Telegrafi/