LAJMI I FUNDIT:

Kalimi te Sutjeska në Mal të Zi dhe si i çmendi shikuesit në ndeshje e parë

Kalimi te Sutjeska në Mal të Zi dhe si i çmendi shikuesit në ndeshje e parë

Mensur Duraku ishte i ftuari i radhë në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Legjenda e Besës së Pejës bëri shumë rrëfime interesante, disa që do t’i dëgjoni për herë të parë.

“Kishim lojë miqësore me Çelikun, ishin diku 1000-2000 tifozë në stadium”, ka filluar rrëfimin e tij Duraku në “Arena e Yjeve”.


“Çeliku dhe Sutjeska i kanë stadiumet kapun, një tunel i ndanë. Si me thënë të mërkurën kemi lojë miqësore, ajo ishte derbi i qytetit”.

“Unë qëndroja në atë kohë në hotel dhe e kisha larg stadiumin, 200-300 metra. Duke shkuar në këmbë, po kalon trajneri dhe po ia bën Miftarit a di të luajë mesfushori i fundit, unë pa luajtur kurrë”.

“Ai po i kthehet dhe po ia bën po, ama pa miratimin tim. Kur më tregoi se çfarë i kishte thënë, ma bëri të tregoj rrugës”, ka vazhduar rrëfimin e tij Duraku.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini këtë të diel (2 mars) nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  Patos  dhe KGM Kosova/Telegrafi/