Ish-pjesëtari i Inteligjencës Fadil Kajtazi, ka thënë se në Kosovë gjenden qindra spiunë apo agjentë serbë.
Sipas tij shërbimi inteligjent serb çdo herë po e saboton shtetin teksa tha që edhe agjentë rusë kanë qasje në Kosovë por jo në mënyrë direkte, njofton Klan Kosova.
Kajtazi këto deklarime i dha në Ora e Fundit në Klan Kosova teksa komentoi dhe dorëheqjen e drejtorit të AKI-së.
“Në botën perëndimore dorëheqja e një drejtori mund të jetë gjë e zakonshme. Por në kushtet Ballkanike apo në kushtet në Kosovë kjo mund të mos jetë e zakonshme”.
Fadil Kajtazi tha se drejtori i cili dha dorëheqje nga AKI, kishte vështirësi në menaxhimin e një sistemi të komplikuar.
“Ai ka pasur detyrë më të vështirë, kishte një sistem shumë kompleks prandaj ka pasur problem me menaxhuar, drejtori që dha dorëheqjen ka qenë në një situatë të vështirë politike brenda vendit”.
“Shërbimi Inteligjent i Kosovës ka diku 100 vetë dhe s’ka mundur ta menaxhojë me një buxhet të vogël”.
“Ne kemi një shtet me pjesën më të madhe që na kufizon neve”.
Ai tha se “Shërbimet Inteligjente serbe ka dy nga ushtria dhe një që është agjencion qeveritar”.
”Vetëm shërbimi informative serb ka një buxhet prej miliona eurosh, e t’ja vësh një buxhet të tillë këtij drejtori i ka shkaktuar vështirësi të madhe”.
“Ai nuk kishte presion por disa kërkesa që s’mund t’i përballonte. Ky staf i vogël për të ofruar një mbrojtje është e pamundur”, tha Kajtazi.
“Nuk dua të them që AKI ka dështuar, pasi që puna e shërbimeve merret vesh nga skandalet. Derisa organi kompetent ka bërë vlerësim të mirë për AKI-në, unë nuk mund të them se ka dështuar”.
”Por prapë në një anë tjetër mund të jetë dështim sepse ky limit i buxhetit për të përballu këtë staf këtë peshë është shumë e madhe”, shtoi ai.
“Kemi një shërbim që sulmon këtë hapësirë. Agjendën e ka të bartur në katër breza. Është agjenturë masive”.
Ai tha ”Serbia ka qindra spiunë në Kosovë… Vetëm gjatë viteve 90-ta diku rreth 194 agjentë kanë qenë të dekonspiruar”.
“Politika duhet ta dijë një gjë, kjo punë ndikon keq në jetën politike në Kosovë. Veprimtaria e shërbimeve të fshehta serbe në Kosovë ndikon në jetën ekonomike, fetare etj”.
”Prapa duhet të jetë një kulturë e sigurisë brenda veprimtarisë politike qoftë të pozitës apo opozitës”.
”Nuk ka pasur të drejtë Presidenti – ai ka pasur të drejtë ta kërkojë dorëheqjen e drejtorit nëse ai do të kishte hasur keq menaxhim”, u shpreh Kajtazi.
”Ka mbetur anash shërbimi inteligjent serb, që çdo herë po e saboton shtetin tonë. Rusët nuk kanë akses të drejtpërdrejtë në Kosovë ngase kanë një përçues më të fortë përmes shërbimeve serbe”.
Ai tha se “në krye të AKI-së duhet të vijë një person që e njeh punën pak më të thellë se sa ka qenë deri tani- pa dashur ta mohojë përkushtimin për punë që ka pasur”.
”Por në krye të AKI-së duhet të jetë një person që ka njohuri më të thella në këtë lëmi”.
”Nuk është puna policore e njëjtë me atë të Shërbimeve Inteligjente. Puna e Shërbimit Inteligjent është shumë-dimensionale”, ka përfunduar Kajtazi, në Ora e Fundit, njofton Klan Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-mk-vrasje-780x439.png)
Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara
![Historia e dashurisë, vajza nga Ukraina që gjeti dashurinë në Shqipëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/oksana-e1739572923698-780x439.jpg)
Historia e dashurisë, vajza nga Ukraina që gjeti dashurinë në Shqipëri
![Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, uron Kosovën për ditën e pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GjxorEpWwAAf_Kj-780x439.jpg)
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, uron Kosovën për ditën e pavarësisë
![Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ramushi-strukturat-780x439.jpg)
Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara