“Kafazi i artë” i PSG – si klubi francez nuk i lejon yjet e mëdha të largohen edhe kur kanë oferta nga gjigantët e Evropës
Prej kur Qatar Sports Investments morën përsipër Paris Saint-Germainin, ata kanë investuar shumë në blerjet e mëdha me vizionin për ta pushtuar Evropën.
Pronarët e Katarit kanë marr disa super-yje, duke përfshirë lojtarë si Neymar dhe Kylian Mbappe, për t’i ndihmuar ata të arrijnë objektivat e tyre.
Sidoqoftë, PSG jo vetëm që di se si të nënshkruajë, por ata gjithashtu mund t’i mbajnë lojtarët e tyre kryesor edhe kur fuqitë e futbollit evropian vijnë e trokasin në dyert e tyre.
Këtu janë tetë raste të ndryshme të yjeve të PSG-së që kishin interesim nga klubet tjetra, por mbetën në Paris.
Neymar
Verën e kaluar, kryetari i PSG, Nasser Al-Khelaifi nuk e lejoi Neymar të largohej nga klubi, me brazilianin të gatshëm të kthehej në Barcelonë.
Të dy klubet hynë në negociata, por PSG hodhi poshtë të gjitha ofertat.
Angel di Maria
Barcelona ofroi 25 milionë euro për të nënshkruar me Angel di Marian, por PSG kërkoi 50 milionë euro dhe nuk u arrit asnjë marrëveshje.
Edinson Cavani
Diego Simeone ishte i bindur se Edinson Cavani ishte sulmuesi ideal për Atletico Madridin dhe uruguaiani ishte e prirur të bashkohej me Los Rojiblancos.
Me kontratën e tij të përfunduar në verë, PSG hodhi poshtë një ofertë prej 15 milionë euro në janar dhe preferon ta humbas falas në verë.
Thiago Motta
Drejtori i Përgjithshëm i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin u përpoq të nënshkruajë me Thiago Mottan në vitin 2015, por PSG nuk ishin të gatshëm të ndanin rrugët me mesfushorin e tyre.
Edhe pse kontrata e tij përfundonte në sezonin e ardhshëm nuk u la të largohej në Atletico, ai në fund rinovoi me PSG dhe u pensionua aty në 2018.
Marco Verratti
Marco Verrattit ka qenë i lidhur me një kalim te Barcelona për një kohë të gjatë, por në vitin 2017 situata ishte shumë e nxehtë.
Por PSG e konsideroi atë si një nga shtyllat e projektit të tyre së bashku me Marquinhos.Verratti u kthye në stërvitje dhe, disa ditë më vonë, dhe ai nënshkroi një kontratë të re me një pagë të përmirësuar.
Adrien Rabiot
Pavarësisht se ishte një nga lojtarët më të mirë të akademisë të PSG -së, Adrien Rabiot përfundoi në gjyq me klubin. Lojtari nuk pranoi të rinovojë kontratën e tij dhe u la në bankën rezervë dhe nuk u lejua të largohej derisa kontrata e tij skadoi përfundimisht dhe pastaj u transferua te Juventusi.
Hatem Ben Arfa
Edhe pse ai kurrë nuk e kërkoi largimin, ai është një shembull se si PSG i trajtojnë lojtarët, të cilët ata konsiderojnë se kanë vepruar joprofesionalisht.
Hatem Ben Arfa kaloi më shumë se një vit pa luajtur nën drejtimin e Unai Emery dhe kaloi në Rennes në vitin 2018. Ai shkoi në gjyq duke kërkuar 8 milionë euro, por e humbi çështjen.
Marquinhos
Real Madrid dhe Barcelona kishin monitoruar mbrojtësin brazilian, i cili është vlerësuar si një nga shtyllat e PSG-së.
Ai nuk u bind kurrë nga klubet e La Ligas dhe së fundmi rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2024. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zidane u tha të njëjtin mesazh me tetë fjalë lojtarëve të Real Madridit para çdo ndeshjeje të madhe
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Të gjitha ekipet që kaluan tutje dhe ato që do të luajnë në fazë e eliminimit në Ligën e Evropës
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Zidane u tha të njëjtin mesazh me tetë fjalë lojtarëve të Real Madridit para çdo ndeshjeje të madhe
"Mercenar, mashtrues" - tifozët e Real Valladolidit nuk ia falin Ronaldos veprimin që ka bërë ndaj klubit të tyre
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?