Kader Kicaj ka lënë pa fjalë ndjekësit e saj me pamjen e saj mahnitëse në fotografitë e fundit, duke treguar një stil të rafinuar.
Bukuroshja shqiptare ka postuar disa fotografi ku shfaqet në një veshje elegante dhe plot shkëlqim, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve.
Ajo ka zgjedhur të vishet me një kostum dypjesësh që përbëhet nga një fund i ngushtë dhe një xhaketë të stilizuar, e cila ishte e hapur përpara, duke lënë të duket trupin e saj në mënyrë të sofistikuar dhe të guximshme.
Një detaj mjaft interesant ishte fakti se xhaketa e saj ishte e zbërthyer dhe Kaderi nuk kishte veshur asgjë brenda.
Flokët e saj të lëshuara, të cilat ishin të stiluara drejt dhe në valë delikate, e kompletojnë pamjen e saj tërheqëse. /Telegrafi/