Shije e paharrueshme! Përbërësit:- 3 vezë,- rreth 3-4 dl ujë të vakët,- 900 g miell të bluar egër.Për fill:  500 g kikirikë të pjekur. Për sherbet:- 1 kg sheqer,- 1,3 l ujë,- lëng nga gjysmë limoni.Përgatitja:

Vezët tundni me pak ujë, shtoni 2/3 e miellit dhe mbetjen e ujit. Me duar ngjishni brumin që të bëhet i lëmuar dhe në dërrasë ngjisheni me miellin e mbetur derisa të bëhet brumë i fortë.


Shtrijeni në makinë për thella sikur për thella supe supe, sa më të holla dhe gjatësia le të jetë 15-20 cm. Nga kjo sasi do të mund të bëni 36 role: Vendosni thellat, sipër tyre një lugë kikirikë të bluar dhe bëni role.

Radhisni rolet në tepsi të lyer dhe piqni në rreth 200 gradë derisa të skuqen.

Mbi kadaifin e nxehtë qitni sherbetin e nxehtë në të cilin keni shtrydhur një limon.

Vërejtje: Sasinë e ujit dhe të miellit mundeni ta ndryshoni në raport me recetën, mirëpo mos shtoni më shumë vezë për shkak që brumi do të jetë shumë i fortë kur të piqet.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.