LAJMI I FUNDIT:

“Kaçe nuk stërvitet maksimalisht kur vjen në Kombëtare”!

“Kaçe nuk stërvitet maksimalisht kur vjen në Kombëtare”!

Në ndeshjen ndaj Spanjës në Kombëtaren Shqiptare të Futbollit ka pasur një çështje “Kaçe”, e cila është pranuar nga të gjithë.

Mesfushori i talentuar është çuar në tribunë nga trajneri italian dhe kjo ka bërë që mes tyre të ketë një përplasje. U aludua shumë në lidhje me këtë çështje, por është ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala që flet dhe sqaron gjithçka.

“Kaçë është një lojtarë shumë cilësor dhe këtë e dimë të gjithë. Por, Kaçe nuk stërvitet maksimalisht kur vjen në Kombëtare. Duket sikur e kanë sjellë me zor aty. Ai e di që De Biasi është kërkues dhe nuk mjaftohet më pak. Kështu që Kaçe duhet t’i japë gaz dhe të përgatitet shumë gjatë ditëve të grumbullimit për të treguar se meriton formacionin. Është trajneri që vendos lojtarët dhe ai ka zgjedhje të shumta në dispozicion”.


“Megjithatë ndoshta palët e gjejnë gjuhën e përbashkët mes tyre. Pastaj De Biazi nuk do të qëndrojë 10 vite në Kombëtare. Por, sido që të jetë të gjithë lojtarët duhet të vrapojnë. Vetëm tre prej tyre janë të përjashtuar nga kjo gjë ditën e sotme dhe ata janë Ronaldo, Mesi dhe Ibrahimoviç”, ka thënë Lala në “Panorama Sport”.

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Premier League
Thomas Tuchel publikon listën e Anglisë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë, habit me disa zgjedhje befasuese

Thomas Tuchel publikon listën e Anglisë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë, habit me disa zgjedhje befasuese

Përfaqësueset
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori