Chris me anë të “eksperimentit sociologjik” siç e quan ai, dëshiron të grumbullojë para për ta blerë një shtëpi për dy vajzat e tij, të cilat momentalisht flenë në rrugë dhe konsiderohen si të pastrehë.

Prej fillimit të qershorit ai ka lutur 3.462 veta për nga një dollarë. Në faqen e internetit City Room kanë llogaritur se nëse vazhdon me këtë ritëm atëherë shifrën prej një milion njerëzve do ta mbërrijë vetëm në vitin 2054.


Gjatë eksperimentit ai do të marrë shënime dhe për secilin që ia dhuron një dollarë Chris do ta shkruajë gjininë dhe kombësinë.

“Çdo ditë do të shënojë se sa njerëz kam pyetur, sa veta ma kanë falë nga një dollarë dhe sa kam shpenzuar”, tha Chris. Të gjitha të dhënat i publikon në faqen e internetit askamillion.com. Hulumtimin e tij nuk e konsideron lypje por “punë” që ka rregullat e veta.

“Nuk e filloj punën para orës 13 sepse njerëzit në mëngjes nguten për të shkuar në punë dhe nuk kanë kohë të më dëgjojnë. Nuk i mërzis njerëzit të cilët janë duke ngrënë sepse nuk është e hijshme, po ashtu nuk kërkoj para as kur jam në tren ose në stacionet e trenit”, tha Chris. Ditën e parë kishte lutur 500 veta për t’ia dhuruar nga një dollarë dhe “fitoi” 127 dollarë. Prej fillimit të operacionit ka grumbulluar 1205 dollarë. /Telegrafi/