Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka afat ligjor prej 60 ditësh për t’i dhënë një përgjigje kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, i cili tashmë i është drejtuar kësaj gjykate me kërkesën për “definimin e kompetencave dhe funksionit të qeverisë, pa dorëheqjes së tij.
Megjithatë, njohësit e zhvillimeve politike kanë mendime të ndryshme lidhur me atë, nëse një përgjigje e tillë nga Gjykata Kushtetuese do të jetë më e shpejtë dhe nëse kjo situatë do të shkaktojë vakuum qeverisës.
Artan Muhaxhiri, analist i çështjeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se përveç asaj që një qeveri në largim nuk mund të marrë vendime të rëndësishme për shtetin, kërkesa e Haradinajt për sqarimeve nga Gjykata Kushtetuese, ka krijuar bllokadën e dytë për çfarëdo vendimmarrje nga Qeveria në dorëheqje.
“Kosova, në fakt, është pa qeveri dhe do të jetë pa qeveri deri sa të mos ketë një vendim nga ana e Gjykatës Kushtetuese, sepse kjo qeveri është e bllokuar me dy bllokada të mëdha dhe e ka shndërruar veten në një formacion të pastër teknik, i cili është vetëm formal. Është pak e besueshme që Gjykata Kushtetuese ta vonojë 60 ditë këtë vendim, sepse presioni do të jetë i jashtëzakonshëm, posaçërisht nga opozita, por edhe nga qytetarët dhe nga mediet”, tha Muhaxhiri.
Analisti tjetër i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin që pavarësisht kërkesës ndaj Gjykatës Kushtetuese nga ana e Haradinajt, që nga dorëheqja e tij, të gjitha obligimet e Qeverisë, do të duhej të kalonin tek shërbyesit civil dhe sekretarët e dikastereve përkatëse.
Sipas tij, se sa mund të marrë kohë përgjigja eventuale e Gjykatës Kushtetuese, nuk dihet.
Por, siç thotë ai, kjo situatë nuk e pengon presidentin e vendit që t’i kryej konsultimet me partitë politike për të gjetur një zgjidhje ose për të caktuar datën e zgjedhjeve, si dhe nuk mund ta pengojë Kuvendin e Kosovës, që të mblidhet dhe eventualisht të shpërbëjë veten.
“Nuk shoh një lidhje të drejtpërdrejtë ne mes pritjes për të marrë përgjigje nga Gjykata Kushtetuese dhe veprimeve që mund të ndërmerren qysh sot, qoftë nga presidenti, qoftë nga Kuvendi. Një situatë e tillë, natyrisht që mund t’i krijojë një favor presidentit, me idenë që mbase ai mund të ketë një qëllim tjetër, që të provojë ta gjej një mandatar të ri për ta vazhduar qeverisjen. Por, duke pasur parasysh, të paktën, deklarimet publike të partive politike që kërkojnë zgjedhje të reja, atëherë nuk mbetet tjetër përveç se të caktohet data e zgjedhjeve”, theksoi Mushkolaj.
Të dy njohësit e zhvillimeve politike, vlerësojnë se gjasat janë krejtësisht të pakta që brenda afatit kohor deri te përgjigja e Gjykatës Kushtetuese, mund të shfrytëzohet si opsion formimi i një qeverie kalimtare.
Analisti Muhaxhiri thotë se Kosova ka pasur periudha edhe më të gjata pa qeveri funksionale.
“Nuk besoj që ka matematika, të cilat mund ta krijojnë një qeveri kalimtare. Nëse partitë me numër më të madh të deputetëve, siç janë LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje, janë kundër, por po ashtu edhe vet brenda koalicionit aktual të qeverisë në dorëheqje nuk ka një qëndrim unanim, atëherë duket me shumë pak gjasa që të krijohet një qeveri kalimtare, e përgjithshme”, u shpreh Muhaxhiri.
Mendim të përafërt ka edhe analisti Mushkolaj.
Sipas tij, mundësia për një qeveri gjithëpërfshirëse nuk ekziston.
“Kjo për shkak se assesi nuk besoj që Vetëvendosje do të mund të bëhej pjesë e kësaj qeverie. Por, në anën tjetër, nëse flasim për qeveri teknike, unë nuk e përjashtoj mundësinë që një gjë e tillë mund të ndodhë. Por, kjo varet shumë nga qëndrimi i LDK-së dhe varet shumë, po ashtu nga 3 gushti, respektivisht nga fakti se kush do të zgjidhet kryetar i LDK-së. Kam përshtypjen që edhe vet presidenti është duke e pritur datën 3 gusht, në mënyrë që pastaj të procedojë tutje me idetë ose propozimet e tij, qoftë për krijimin e një qeverie teknike, qoftë për shpalljen e datës së zgjedhjeve të reja”, vlerësoi Mushkolaj.
Ai ka shtuar se edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, pavarësisht deklaratave të partive politike se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, nuk janë të gatshëm, të paktën në 10 ditët e ardhshme ta shpërbëjnë Kuvendin.
Sipas tij, ata janë duke e kalkuluar kohën që iu nevojitet për t’i përfituar privilegjet sipas ligjit, gjegjësisht, të konsumojnë gjysmën e mandatit apo 2 vjet të mandatit si deputet, gjë që realizohet në ditët e ardhshme.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë të lënduar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën