Ka 27 gra dhe 145 fëmijë, befason me mendimin rreth poligamisë (Foto)

19:"© ASSOCIATED PRESS
Uinston Blakmor ka 27 gra dhe 145 fëmijë. Por poligami më i madh i Kanadasë nuk e mbështet legalizimin e poligamisë.
Mediat vendase shkruajnë se ndaj tij pritet të ngrihet për të tretën herë akuza për poligami.
59-vjeçari ka qenë më parë peshkop i një kishe dhe mbështetet nga një grup njerëzish që besojnë te martesa me shumë gra.
Por vetë Blakmor thotë se legalizimi i këtyre lloj martesave do të bënte që gratë të shfrytëzoheshin.
Ai vetë është arrestuar për poligami në vitin 2007, por më vonë akuzat ndaj tij u tërhoqën.
Blakmor u akuzua sërish për poligami në vitin 2014, por ende nuk është caktuar një datë se kur ai duhet të dalë para trupit gjykues. /Shekulli/
Nga
Telegrafi
04/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































