Juventusi zbulon fanellat e para për sezonin e ri

Klubi italian, Juventusi ka zbuluar sot (e enjte) fanellat që do t’i veshë në sezonin e ardhshëm 2020/21.
Në vazhdën e publikimit të fanellave të reja nga klubet e mëdha evropiane, tashmë radha i ka ardhur italianëve të Juventusit.
Zonja e Vjetër gjatë ditës së sotme ka publikuar fanellat që do t’i mbajnë veshur në sezonin e ardhshëm si vendas.
Bianconerët vazhdojnë të mbajnë ngjyrat tradicionale bardhë dhe zi, ku dominon ngjyra e bardhë, ndërsa vijat janë të zeza dhe të çrregullta.

Përveç të bardhës dhe të zezës, në fanellë vërehet edhe ngjyra e arit, e cila dominon tek shenjat dhe reklamat.
Edhe kësaj radhe, fanellat e Juventusit janë prodhuar nga firma Adidas, ndërsa tashmë kanë dalë në shitje për tifozët e klubit dhe adhuruesit e fanellave. /Telegrafi/






















































