Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Lazios në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri ka vazhduar me fitore në kampionat, duke fituar para tifozëve të saj ndaj Lazios.


Juventusi Juventusi fiton para tifozëve të tij (Getty Images)

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë, por vendasit e bënë diferencën pasi gjetën golin, ndërsa mysafirët jo.

Pas disa rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat, ishte Miralem Pjanic (30'), i cili shënoi një gol të bukur nga distanca për 1-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Pjanic Lazio Festa e Pjanicit pas supergolit të shënuar (Getty Images)

Në pjesën e dytë, gjithashtu u zhvillua lojë e njëjtë me të dyja skuadrat që patën rastet e veta dhe posedimin e topit, por vetëm më Juventusin që gjeti golin.

Ishte Cristiano Ronaldo, i cili pati disa raste të mira për gol, por të cilat iu mohuan nga portieri shqiptar, Thomas Strakosha me disa pritje të mira.

Ronaldo Lazio Ronaldo assesi ta gjej golin në Serie A (Getty Images)

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 75-të të ndeshjes, ku pas një harkimi nga Joao Cancelo, Ronaldo nuk mund të shënoj në golin e zbrazët, por pas tij ishte Mario Mandzukic, i cili shënoi për 2-0 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Juventusi gjendet në vendin e parë me gjashtë pikë, ndërsa Lazio e 19-të pa asnjë pikë. Në ndeshjen e radhës, Zonja e Vjetër udhëton te Parma, ndërsa kryeqytetasit e presin Frosinonen. /Telegrafi/

https://twitter.com/LatinoRsvv/status/1033392103433424905

https://twitter.com/Destaquito2/status/1033408156771262464

telegrafi sport app