Juventusi është duke e udhëhequr garën për nënshkrimin e yllit të Benficas, Joao Felix - raporton Gianluca DiMarzio.

Sulmuesi 19-vjeçar pritet të largohet nga kampionit portugez drejt ndonjë klubi të madh, ndërsa gjigantët evropianë tashmë janë vënë në garë për shërbimet e tij.


Mirëpo, Real Madridi do ta ketë të vështirë për shkak të raporteve jo të mira me Benfican, ndërkohë që Barcelona duhet të shesë ndonjë lojtar për ta blerë atë.

JoaoFelix 2 Joao Felix (Foto: Alex Grimm/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, dy rivalët nga Mançesteri, Manchester Unitedi dhe Manchester City, kanë mbetur prapa në garën për shërbimet e tij.

Kjo ka bërë që Juventusi të shndërrohet në favorit për transferimin e portugezit, i cili te Zonja e Vjetër do të bashkohej me superyllin Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/

telegrafi sport app