LAJMI I FUNDIT:

Juventusi i shpëton humbjes në çastet e fundit ndaj Venezias

Juventusi i shpëton humbjes në çastet e fundit ndaj Venezias

Juventus ka luajtur baras me rezultat 2-2 ndaj Venezias në shtëpi në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit italian.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit të cilët realizuan për 1-0 në minutën e 19-të përmes Federico Gattit.

Mysafirët patën një rast ideal për të barazuar shifrat kur në minutën e 30-të Magnus Kofod Andersen goditi traversën.


Në minutën e 49-të Juventusi shënoi edhe një gol, por ai u anulua nga VAR-i për prekje të topit me dorë gjatë aksionit.

Venezia ia doli që të barazojë rezultatin në minutën e 61-të kur Mikael Egill Ellertsson shënoi për rezultatin 1-1.

Mysafirët nuk u mjaftuan më kaq dhe shënuan edhe golin e dytë përmes Jay Idzes në minutën e 84-të për 2-1.

‘Bianconerët’ ishin me fat dhe i shpëtuan humbjes në çastet e fundit ku Duslan Vlahovic u tregua i saktë nga penalltia për rezultatin përfundimtar 2-2.

Pas këtij barazimi Juventusi shkon në kuotën e 28 pikëve të grumbulluara në Serie A dhe mban pozitën e gjashtë në tabelë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori