Juventusi po synon që të bëjë një transferim të madh në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori i talentuar francez Houssem Aouar është objektivi kryesor i Zonjës së Vjetër.


Mediat franceze dhe ato italiane kanë raportuar se drejtuesit e dy klubeve tanimë kanë rinisur negociatat për të diskutuar për Aouar.

houssem aouar devant metz photo progres frederic chambert 1608310146

Lyon vazhdon të mbajë çmimin e lartë të lojtarit, pasi dëshiron që të fitojë 55 milionë euro nga shitja e tij.

Në anën tjetër Zonja e Vjetër kërkon huazimin e tij për 18 muaj, me detyrim blerje për 40 milionë euro.

milieu Lyon Houssem Aouar match Ligue 1 domicile Saint Etienne 8 novembre 2020 1 1399 906

Përveç kësaj kampioni i Italisë i ka bërë të qartë Lyonit se gjatë kësaj kohe do t’ia paguajë pagën lojtarit.

Edhe pse duket e vështirë të ndodh ky transferim tani, drejtuesit e dy klubeve po punojnë për të gjetur një zgjidhje. /Telegrafi/

telegrafi sport app