Juventusi është rikthyer te fitoret pasi para adhuruesve të vet ka mposhtur Monzan me rezultat të pastër 2-0.

Zonja e Vjetër gjeti shpejt golin, kur vetëm pas 11 minutave lojë kaluan në epërsi me golin e Nico Gonzalez i cili u asistuar nga Renato Veiga.


Vendasit vazhduan dominimin në fushë, teksa në minutën e 33-të gjetën edhe golin e dytë, ku kësaj radhe realizoi Randal Kolo Muani për 2-0.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Juventusi mbeti me 10 futbollistë, pasi Kenan Yildiz u ndëshkua me karton të kuq.

Pjesa e dytë ishte më e kujdesshme për skuadrën vendase, të cilët më shumë u fokusuan në mbrojtje.

Monza bënte përpjekje për të gjetur golin, por deri në fund një gjëje të tillë nuk ia dolën dhe Juventusi mori tre pikë të vlefshme duke fituar 2-0.

Me këtë fitore Juventusi rikthehet në pozitën e katërt me 62 pikë, derisa Monza është e fundit dhe tanimë ka rënë nga Serie A.

Ndeshjen e radhës Juventusi e zhvillon në udhëtim te Bologna, derisa Monza pret Atalantan. /Telegrafi/

telegrafi sport app