Juventus është vënë pas mesfushorit të Barcelonës, Sergi Robertos.

Kontrata e tij me klubin skadon në vitin 2019, por Barcelona i ka filluar bisedimet për vazhdimin e saj.


Sipas El Mundo Deportivo klubi blaugrana është gati që t’ia zgjasë kontratën futbollistit deri në 2022.

Kontrata e re pritet të këtë edhe klauzolën për zgjidhjen e saj nga 40 në 400 milionë euro.

Kjo shifër do të ishte e papërballueshme për arkat e kampionëve të Italisë.

Juventusit tani mundet vetëm të shpresojë që këto bisedime të mos mbyllen me sukses për të tentuar më pas blerjen e futbollistit 24 vjeçar.

Roberto nuk po gjen hapësira te Barcelona e Ernesto Valverdes dhe largimi mund të jetë opsion. /Telegrafi/

telegrafi sport app