Juventusi luan për fitore ndaj Veronës së Rrahmanit dhe Kumbullës, formacionet zyrtare

Hellas Verona dhe Juventusi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Bianconerët janë mysafirë të Veronës në takimin e vlefshëm për javën e 23-të në Serie A, i cili zhvillohet në Marc'Antonio Bentegodi nga ora 20:45.
Vendasit janë në formë të mirë dhe presin rezultat pozitiv edhe ndaj Juventusit, pasi luajnë ndaj tifozëve të tyre dhe nuk kanë asnjë mungesë.
Në anën tjetër, ekipi i Maurizio Sarrit synon tri pikët nga ky udhëtim, pasi synon të mbaj vendin e parë dhe diferencën me Interin.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Te Verona nga minuta e parë luajnë edhe dy mbrojtësit shqiptar: Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla.
Verona: Silvestri; Rrahmani, Kumbulla, Gunter; Faraoni, Amrabat, Veloso, Lazovic; Pessina, Zaccagni; BoriniJuventus: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Sandro; Bentancur, Pjanic, Rabiot; Costa, Higuain, Ronaldo. /Telegrafi/
















































