Juventusi thuhet se nuk është i interesuar ta transferojë Ivan Rakiticin në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori kroat e dëshiron largimin nga Barcelona, shkaku i minutazhës së vogël që po i ofron Ernesto Valverde.


Fabo Paraitici ka thënë në një intervistë për ESPN se ata e vlerësojnë talentin e mesfushorit, por nuk janë të interesuar.

rakitic e1567584621943

“Rakitic është një lojtar i mrekullueshëm, por ne nuk jemi të interesuar në të”, ka thënë drejtori gjeneral i kampionit të Serie A-së.

Kroati deri më tani në këtë sezon ka luajtur vetëm në tetë ndeshje nga 13 që i ka zhvilluar Barcelona në La Liga.

Në garë për transferimin e Rakiticit thuhet se janë edhe skuadra si, Milani, Interi dhe Manchester United. /Telegrafi/

telegrafi sport app