Juventusi konfirmon se Cuadrado është i infektuar me COVID-19

Juventusi ka bërë të ditur se Juan Cuadrado është infektuar me COVID-19.
Zonja e Vjetër ka kompletuar testimet e fundit në lojtarët në lidhje me pandeminë botërore.
Por, kampioni në fuqi i Serie A-së ka bërë të ditur se Cuadrado ka rezultuar pozitive me coronavirus.
"Juventusi njofton se gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, Juan Cuadrado ka rezultuar pozitiv për COVID-19," shkroi klubi në një komunikatë.
"Lojtari tashmë është vendosur në izolim dhe është asimptomatik."
Zonja e Vjetër është pra pa dy mbrojtësit kundër liderit në lig Milanit në duelin që luhet në të mërkurën, pasi edhe Alex Sandro ka rezultuar pozitiv pa ditë më parë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































