LAJMI I FUNDIT:

Juventusi konfirmon lëndimin e Dybalas, shkruan edhe për lëndimet e Chiellinit dhe Khediras

Juventusi konfirmon lëndimin e Dybalas, shkruan edhe për lëndimet e Chiellinit dhe Khediras
Dybala u largua mes lotësh nga fusha!

Juventusi ka konfirmuar se Paulo Dybala ka pësuar një dëmtim në muskulin e epërm të këmbës së djathtë dhe diagnoza e tij do të vlerësohet “në ditët e ardhshme”.

Sulmuesi argjentinas u largua nga ndeshja duke shtrënguar këmbën e tij pas një sprinti në fitoren e natës së kaluar në Cagliari dhe dukej sikur po qante duke u larguar nga fusha.

Këtë mëngjes është raportuar se ai do të jetë jashtë për një muaj dhe bardhezinjtë tani kanë dhënë një përditësim për gjendjen e tij.


Lëndohet Paulo Dybala, një muaj jashtë fushës
Lexo po ashtu Lëndohet Paulo Dybala, një muaj jashtë fushës

“Lojtari iu nënshtrua një skanimi MRI këtë mëngjes”, njofton Juventusi fillimisht në deklaratën e tyre në faqen zyrtare të klubit.

Dybala u largua mes lotësh nga fusha!

“Skanimi tregoi një tërheqje të muskulit të epërm të kofshës e cila mund të përcaktohet si lëndim i shkallës së butë apo të mesëm”.

“Lojtari do të fillojë menjëherë kujdesin rehabilitues dhe diagnoza e tij do të vlerësohet më mirë në ditët në vijim”, mbyllet komunikata e klubit italian.

Marotta: Nuk i kemi vënë çmim, Dybala nuk është në shitje
Lexo po ashtu Marotta: Nuk i kemi vënë çmim, Dybala nuk është në shitje

Juventusi gjithashtu raportoi edhe për lëndimet e dy lojtarëve tjerë, mbrojtësit Giorgio Chiellini dhe mesfushori Sami Khedira.

Mbrojtësi italian thuhet se nuk kërkoi vëmendje të mëtejshme për një plagë në kokë, ndërsa gjermani është rikuperuar pas një goditjeje në kokë që e detyroi atë të zëvendësohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori