LAJMI I FUNDIT:

Juventusi ka nevojë për 100 milionë euro fitim pas humbjeve të mëdha në gjysmën e parë të sezonit

Juventusi ka nevojë për 100 milionë euro fitim pas humbjeve të mëdha në gjysmën e parë të sezonit

Juventusi thuhet se duhet të bëjë 100 milionë euro fitim deri në fund të qershorit, por refuzoi ofertën e Manchester United për Dejan Kulusevski.

Zonja e Vjetër njoftoi një humbje prej 113.7 milionë euro për gjashtë muajt e parë të 2020-21 dhe sipas Il Corriere di Torino, ata duhet të bëjnë 100 milionë euro fitim deri në fund të qershorit për të mbajtur librat financiar në rregull.

Sidoqoftë, ka pesë lojtarë që nuk janë të gatshëm të shesin, përfshirë suedezin Dejan Kulusevski.


Mësohen shifrat e shpenzimeve të klubeve të Serie A për tarifat e agjentëve në vitin 2020
Lexo po ashtu Mësohen shifrat e shpenzimeve të klubeve të Serie A për tarifat e agjentëve në vitin 2020

21-vjeçari u bashkua me Zonjën e Vjetër nga Atalanta në një marrëveshje 44 milionë euro verën e kaluar dhe shihet si lojtar i paprekshëm.

Bianconerët duan të mbajnë nën kontroll suedezin, aq sa ata kanë refuzuar një ofertë të lartë transferimi nga Manchester United.

Ka thashetheme se Paulo Dybala do të largohet nga klubi në fund të sezonit pasi ai nuk ka arritur ende një marrëveshje për të zgjatur kontratën e tij që skadon në qershor 2022.

Tensione të mëdha mes Juventusit dhe Dybalas, shkak kontrata
Lexo po ashtu Tensione të mëdha mes Juventusit dhe Dybalas, shkak kontrata

Bianconerët thuhet se po konsiderojnë një marrëveshje shkëmbimi me sulmuesin e PSG-së, Mauro Icardi ose anësorin e Barcelonës, Ousmane Dembele.

Sidoqoftë, agjenti i Dybala, Jorge Antun këmbënguli që argjentinasi është përqendruar vetëm në të tashmen dhe nuk shqetësohet për bisedimet e zgjatjes së kontratës me gjigandët e Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori