LAJMI I FUNDIT:

Juventusi i jep shqelmin e fundit Pogbas, numrin 10-të të tij ia ofron ylli të ri të skuadrës

Juventusi i jep shqelmin e fundit Pogbas, numrin 10-të të tij ia ofron ylli të ri të skuadrës

Paul Pogba është i pezulluar prej më shumë se pesë muajsh për shkak të dopingut dhe tifozët e futbollit kanë filluar ta harrojnë ngadalë dhe kjo ka bërë që Juventusi t’ia ofrojë numrin 10-të një tjetër lojtari.

Drejtuesit e gjigantit torinez aktualisht janë duke zhvilluar negociata me turkun e talentuar Kenan Yildiz për një kontratë të re dhe në kuadër të negociatave i kanë ofruar atij që të bëhet 10-shi i ri i Zonjës së Vjetër.

Yildiz është vetëm 18 vjeç dhe këtë sezon ka impresionuar me paraqitjet e tij, duke luftuar për një vend në formacionin titullar të Juventusit.


Për këtë drejtuesit e klubit po nxitojnë për të siguruar qëndrimin e tij në Torino edhe për vitet e ardhshme.

Përveç numrit 10 që i është ofruar me kontratën e re, Yildizit iu ofrua edhe një pagë prej një milion eurosh në vit dhe bashkëpunimi i ri do të zgjaste deri në verën e vitit 2029, shkruan Gazetta dello Sport.

Yildiz ka lindur në Regensburg të Gjermanisë në vitin 2005, por ai luan për Turqinë dhe tashmë ka bërë tre paraqitje për përzgjedhjen A dhe ka shënuar një gol.

Turku mbërriti në Juventus në verën e vitit 2022 nga Bayern Munich, ndërsa tani me ekipin e parë të Zonjës së Vjetër ka luajtur 15 herë dhe ka shënuar 3 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Premier League
Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Ndërkombëtare
Përgjigjja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigjja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

Premier League
Kalo në kategori