Juventusi fillon të fitojë nga transferimet - shet Mbangulan te Werder Bremen

Samuel Mbangula nuk është më pjesë e Juventusit. Klubi italian ka konfirmuar zyrtarisht largimin e talentit belg drejt skuadrës gjermane SV Werder Bremen, në një marrëveshje të përhershme që i jep fund pesë viteve të tij në Torino.
Werder do të paguajë 10 milionë euro në katër këste për kartonin e 21-vjeçarit, me bonuse shtesë deri në 2 milionë euro. Juventusi ka bërë të ditur se kjo marrëveshje i solli klubit 6.9 milionë euro fitime kapitale.
Mbangula ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me klubin nga Bundesliga, që do ta mbajë të lidhur me “verdhëjeshilët” deri në verën e vitit 2030.
Fillimisht, oferta e Werderit ishte refuzuar — 8 milionë euro plus bonuse — por pas negociatave të mëtejshme, palët gjetën gjuhën e përbashkët.
Mbangula iu bashkua Juventusit nga Anderlechti në verën e vitit 2020 dhe kaloi katër sezone mes ekipit Primavera dhe Next Gen, përpara se të promovoheshe në ekipin e parë nën drejtimin e Thiago Mottas në prag të sezonit 2024-25.
Ai shkroi historinë e tij personale në debutimin si titullar në Serie A, ku shënoi golin e parë të Juventusit për sezonin e ri në fitoren 3-0 ndaj Comos më 19 gusht 2024 në Allianz Stadium. /Telegrafi/




















































