Juventusi ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e Stephan Lichtsteiner, ndërsa në listë janë emra të lojtarëve si Matteo Darmian, Sime Vrsaljko dhe Thomas Meunier.

Zvicerani është i lidhur me një largim të mundshëm nga Bianconerët, pasi që nuk pritet t’i ofrohet kontratë e re.


Sipas Corriere dello Sport, gjiganti nga Torino vetëm e k bërë gati listën me emrat e zëvendësimit të mundshëm.

I pari në listë është Sime Vrsaljko i Atletico Madridit, që kërkohet edhe nga Napoli dhe Roma.

vrsaljko Mbrojtësi i Atletico Madrid dhe Kroacisë

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e sheh lojtarin si përforcim për klubi e tij, por problemi i madh qëndron te Juve që po ashtu e do në skuadër.

Alternativa e radhës mbetet mbrojtësi i Manchester United, Matteo Darmian.

darmian Darmian kërkohet nga skuadrat italiane

Në listë është dhe Thomas Meunier i PSG, i cili pas ardhjes së Dani Alves ka humbur vendin në skuadër. /Telegrafi/

telegrafi sport app