Interi i ka dhënë fund hegjemonisë nëntëvjeçare të Juventusit duke u shpallur kampion i Italisë për sezonin 2020/2021.

Pas barazimit të Atalantas ndaj Sassuolos, Nerazzurrët e fituan edhe matematikisht Scudetton për këtë edicion, derisa paraprakisht, nëntë vjet radhazi e kishte fituar Zonjë e Vjetër.


Derisa Bianconerët kësaj radhe po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve, rivali i tyre i përbetuar është shpallur kampion.

Megjithatë, Juve ishte klubi i parë që e uroi Interin për suksesin e madh nën drejtimin e Antonio Contes.

“Të lumtë Inter për fitimin e titullit të Serie A për sezonin 2020/2021”, shkruan në faqen zyrtare të Juventusit në Twitter.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Ky është titulli i 19-të zyrtar në histori të Interit, derisa e ka fituar nën orkestrimin e Antonio Contes, i cili e kishte nisur epokën fituese te Juve në sezonin 2011/2012. /Telegrafi/

telegrafi sport app