Juventusi është duke tentuar që ta bind Arkadiusz Milikun që të kalojë në radhët e tyre si transferim i lirë.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Zonja e Vjetër është tashmë në kontakt me agjentin e sulmuesit polak.


Milik thuhet se preferon që të kalojë në Torino, mirëpo Napoli po tenton që t'i ofrojë kontratë të re.

Arkadiusz Milik scaled 1

Marrëveshja aktuale mes klubit napolitan dhe lojtarit skadon në verën e këtij viti, mirëpo bisedimet nuk janë duke shkuar në rrugën e duhur.

Në garë për transferimin e Milik është edhe Roma, mirëpo kampioni në fuqi është aktualisht duke i prirë garës. /Telegrafi/

telegrafi sport app