Juventusi është ende larg për 5 milionë euro në vit nga kërkesat e Paulo Dybalas, pasi lojtari kërkon pagë vjetore, 15 milionë euro.

Argjentinasi dhe klubi kanë qenë në bisedime për disa muaj, por duket se nuk ka një përparim.


Sipas Tuttosport, propozimi i ofruar i klubit është 10 milionë euro për sezon.

Dybala 4

Agjenti i tij kërkon 15 milionë euro, një shifër që Bianconerët nuk janë të gatshëm të paguajnë.

Marrëveshja e Dybala mbaron në qershor 2022 dhe sa më shumë kohë të kalojë pa kontratë të re, aq më shumë ka gjasa që ai të shitet.

Ka disa klube që e duan argjentinasin dhe në verë Juventusi do të ishte i lumtur të dëgjonte ofertat, edhe nëse lojtari nuk do të dëshironte të largohej.

dybala 2

Tottenham Hotspur, Manchester United dhe Real Madrid do të ishin të interesuar për Dybalan, por PSG duket që ka më shumë epërsi. /Telegrafi/

telegrafi sport app