Juventusi mund ta trondit përsëri Napolin si në rastin e Gonzalo Higuainit.

Por kësaj radhe Zonja e Vjetër nuk do të shpenzojë miliona për ta marrë yllin e Napolitanëve, pasi kontrata e tij skadon në verë.


Fjala është për belgun Dries Mertens që po i kalon muajt e fundit si futbollist i Napolit dhe ende nuk ka pranuar të rinovojë kontratën e tij.

32-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer, ku këtë edicion ka shënuar 12 gola e ka bërë gjashtë asistime në 29 ndeshje zyrtare.

GettyImages 1208661202 Dries Mertens. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Menaxheri i lojtarit ka pasur bisedime me Juventusin dhe belgu shihet si zëvendësuesi perfekt i Gonzalo Higuain që pritet të largohet në verë.

Mertens e njeh mjaftë mirë kampionatin italian pasi ka shtatë vite që është pjesë e napolitanëve dhe kjo është arsyeja që Juve po synon afrimin e tij.

Kampioni në fuqi i Italisë megjithatë nuk do ta ketë të lehtë angazhimin e tij, pasi edhe Roma dhe Inter janë në bisedime me agjentin e lojtarit. /Telegrafi/

telegrafi sport app