LAJMI I FUNDIT:

Juventus po punon për katër largime pas transferimit të Koopmeiners

Juventus po punon për katër largime pas transferimit të Koopmeiners

Juventusi po punon për largimin e katër lojtarëve pasi më në fund ka arritur marrëveshje me Atalantën për nënshkrimin e Teun Koopmeieners, konfirmojnë mediat në Itali.

Lojtari më i profilit të lartë që pritet të largohet nga Juventusi këtë verë është italiani Federico Chiesa, i cili është lidhur me një kalim te Barcelona dhe Liverpooli ditët e fundit.

26-vjeçari ka folur tashmë me trajnerin e Barcelonës, Hansi Flick për një lëvizje të mundshme, por Liverpooli i Arne Slot ka kërkuar gjithashtu më shumë informacion nga Juventusi.


La Gazzetta dello Sport konfirmon se Empoli ka një marrëveshje me Zonjën e Vjetër për një marrëveshje të përhershme për Mattia De Sciglio, i cili iu bashkua klubit për 12 milionë euro nga Milani në vitin 2017.

Redaktori i IlBianconero, Romeo Agresti konfirmon se dy lojtarë të Next Gen mund të largohen gjithashtu nga Juve pas marrëveshjes me Atalantën për Teun Koopmeiners.

"Bisedimet po zhvillohen", fati i Federico Chiesas do të vendoset shumë shpejt
Lexo po ashtu "Bisedimet po zhvillohen", fati i Federico Chiesas do të vendoset shumë shpejt

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësit 21-vjeçarë Tarik Muharemovic dhe Facundo Gonzalez.

Gonzalez thuhet se është në negociata me skuadrën e Eredivisie, Feyenoord për një huazim me detyrim të mundshëm për të blerë. Muharemovic, ndërkohë duket se do t’i bashkohet Sassuolos në formë huazimi me një opsion blerjeje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

La Liga
Dy gjigantë evropianë kanë refuzuar Joshua Kimmichin

Dy gjigantë evropianë kanë refuzuar Joshua Kimmichin

Bundesliga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

Ndërkombëtare
Kalo në kategori