LAJMI I FUNDIT:

Juventus dhe Manchester United në luftë për Milik

Juventus dhe Manchester United në luftë për Milik

Juventus dhe Manchester United janë në luftë për sulmuesin e Marseilles, Arek Milik.

Reprezentuesi polak ka kontratë deri në vitin 2025 me klubin francez, ku mbërriti në janar të vitit 2021 nga Napoli.

Sipas L’Equipe, sulmuesi iu ofrua Juventusit dhe Manchester United nga presidenti i klubit Pablo Longoria, kështu që gjigantët e Serisë A dhe ata të Ligës Premier po mendojnë të bëjnë një ofertë për 28-vjeçarin.


Sky Sport Italia konfirmon se Juventusi po kërkon Milik pasi negociatat për Memphis Depay janë bllokuar.

Barcelona dhe Depay nuk kanë arritur ende një marrëveshje për zgjidhjen e kontratës së sulmuesit, ndërsa Juventusi pret ta mbyll sa më shpejt çështjen e sulmuesit.

Sky shton se Memphis është ende duke negociuar me Juventusin, ndërsa burime të tjera, përfshirë Il Corriere dello Sport, besojnë se sulmuesi holandez tashmë ka shtrënguar duart me Zonjën e Vjetër.

Max Allegri ende preferon Depay në vend të Milik pasi ish-ylli i Lyonit është më i ngjashëm me Alvaro Moratan, duke qenë jo vetëm një qendërsulmues klasik, por një lojtar që mund të vendoset në role të ndryshme në sulm.

Në anën tjetër edhe Manchester United po punon për një sulmues që do të ishte zënvedësues i Ronaldos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve
Donnarumma hero në

Donnarumma hero në "Anfield" - PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Liga e Kampionëve
Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Liga e Kampionëve
Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

La Liga
Kalo në kategori