Juventusi është ndalur në shtëpi me barazim 3-3 ndaj Parmas në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Serie A.

Zonja e Vjetër nuk ka arritur të mbajë epërsinë e saj, pasi në fund janë ndëshkuar dhe kanë mbetur me vetëm një pikë nga ky takim.


Golat në këtë barazim u shënuan nga Cristiano Ronaldo (36', 66') dhe Daniele Rugani (62'), ndërsa për Parman shënuan Antonino Barilla (64') dhe Gervinho (74', 90+).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi portugez Ronaldo, i cili pas dy golave të shënuara u notua me 9.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Juventusit, Mattia Perin që u vlerësua me notë 5.7.

Juventus:

notat juve e1549143477608

Parma:

notat juve 1 e1549143495978

/Telegrafi/

telegrafi sport app