Juve vazhdon të jetë i pari (Video)

Juventusi ka arkëtuar pikë të plota pas fitores prej 0-2 ndaj Atalantas, në udhëtimin në Stadio Atleti Azzurri d’Italia në Bergamo.
Zonja e Vjetër bëri paraqitje më të mirë në fraksionin e parë, në të cilin shënoi vetëm një gol.
Pas një harkimi nga këndi, Mandzukic asistoi te Andrea Barzagli, i cili e zhbllokoi rezultatin (24’).
Në gjysmën e dytë, pas disa kërcënimeve të vendasve për ta barazuar rezultatin, Mario Lemina e vendosi ndeshjen me një solo aksion (86’).
Me këtë fitore, Juventusi ruan diferencën prej tri pikësh kundrejt Napolit. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































