Juve shpreh interesim për Fekir
299:"LYON, FRANCE - NOVEMBER 07: Nabil Fekir of Olympique Lyonnais celebrates after scoring his team's first goal during the UEFA Champions League Group F match between Olympique Lyonnais and TSG 1899 Hoffenheim at Groupama Stadium on November 7, 2018 in Lyon, France. (Photo by Alex Grimm/Getty Images) 12:"Getty Images
Juventusi është një prej klubeve të interesuara për shërbimet e mesfushorit të Lyonit, Nabil Fekir. L'Equipe raporton se gjatë afatit veror do të ketë një konkurrencë të madhe për nënshkrimin e francezit.
Në edicionin e kaluar dështoi transferimi i tij te Liverpooli, për shkak se nuk i kishte kaluar si duhet ekzaminimet mjekësore.
Ndërsa tani, mes klubeve të shumta, ka shprehur interesim edhe Zonja e Vjetër për ta transferuar në Serie A.
25-vjeçari ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në 36 ndeshje të zhvilluara këtë sezon. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























