Juventusi ka vazhduar me fitore në këtë fillim sezoni në Serie A, Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 1-2 ndaj Parmas.
Vendasit befasuan me lojën e tyre të mirë, por ishin kampionët aktual që më përvojën e tyre nuk lejuan të befasohen nga sapo të futurit në ligë.
Goli i parë erdhi nga Mario Mandzukic në minutën e dytë, ndërsa Leo Stulac në minutën e 14 goditi shtyllën nga gjuajta e lirë.
Pas lojës së bukur nga vendasit erdhi dhe goli, ishte Gervinho ai që shënoi në minutën e 33-të nga afërsia.
Luca Rigoni kishte rast për gol në minutat shtesë të pjesës së parë, por rrjeta e Wojciech Szczesny mbeti e paprekur.
Në minutën e 58-të Blaise Matuidi shënoi golin e fitores pas asistimit të bukur nga Mandzukic.
Në minutën e 73-të Douglas Costa goditi shtyllën me një gjuajte na distanca dhe në pjesën e mbetur të lojës nuk kishte ndonjë shans për t’u përmendur.
Pas kësaj fitore Juventusi vazhdon në pozitën e parë me nëntë pikë, kurse Parma në vendin e 14 me një pikë.
Zonja e Vjetër në xhiron e ardhshme luan kundër Sassuolos, ndërsa Parma ndaj Interit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=FIBnAvSiVWo