Juventusi ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Atalnatas me rezultat 1-0 dhe kështu u kualifikua në finale të Kupës së Italisë me rezultat 2-0.

Ishte një ndeshje e balancuar nga të dy anët, kryesisht e luajtur në mesfushë.


Giorgio Chiellini 2 (Foto: Getty Images)

Në minutën e 12-të Alejandro Gomez kishte një shans të mirë për gol, por ai gjuajti lehtësisht në mes të portës.

Rast tjetër për gol kishte Mario Mandzukic në minutën e 35-të dhe me rezultat 0-0 përfundoi pjesa e parë.

Gomez kishte dy shanse të mira në pjesën e dytë dhe Douglas Costa në minutën 67-të.

Douglas Costa (Foto: Getty Images)

Golin e vetëm në pjesën e dytë e shënoi Miralem Pjanic në minutën 75-të nga pika e bardhë.

Në finale Zonja e Vjetër do të ndeshjet me fituesin e Lazio - Milan. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6ff7ko

telegrafi sport app