Juve e kthen Milanin në realitet

Pas një gjysme të parë argëtuese, rrjetat mbetën të paprekura. Të dy portierët u angazhuan në fraksionin e parë.
Buffon bëri një intervenim të mirë për ta ndaluar Hondan, mirëpo Abbiati pati më tepër punë për të bërë.
Ai arriti të ndalë tentativat e Pereyras dhe Llorentes, ndërsa Bianconerët rrezikuan edhe në shumë raste të tjera.
Kampioni vazhdoi të ishte i rrezikshëm edhe në fraksionin e dytë duke krijuar rast pas rasti dhe në fund arriti ta zhbllokojë rezultatin.
Paul Pogba dërgoi një top të bukur drejt Carlos Tevezit, i cili pati kohë ta godiste topin që nuk mundi ta ndalte Abbiati (71’).
Menez kërkoi penalti kah fundi i ndeshjes, mirëpo arbitri nuk ishte i të njëjtit mendim.
Kjo ishte fitorja e tretë e Juventusit pas tri ndeshjeve të para sezonale në Kampionatin italian dhe njëherësh Milanit ia shkaktoi humbjen e parë këtë edicion. /Telegrafi/





















































