Christian Eriksen është njëri nga futbollistët më të kërkuar nga ekipet e mëdha.

Mesfushori danez është futur në vitin e fundit të kontratës me Spurs dhe nuk ka pranuar rinovimin.


Kësisoj skuadrat e mëdha si Juventus, Manchester United, Chelsea, Real Madrid, Bayern Munich apo Paris Saint Germain janë në ndjekje të tij.

Ekipet e mëdha synojnë transferimin e danezit në verën e vitit të ardhshëm si futbollist të lirë.

19679410 0 image a 27 1571035047682

Por kampioni i Italisë, Juventus synon që ta transferojë Eriksenin qysh në afatin kalimtar të janarit.

Drejtuesit e Zonjës së Vjetër kanë pasur biseda me Spurs për transferimin e lojtarit, derisa klubi londinez ka kërkuar një shkëmbim.

Tottenham është gati ta lë të lirë të largohet Eriksenin në janar vetëm nëse Juventus i ofron shërbimet e francezit Adrien Rabiot. /Telegrafi/

telegrafi sport app