Roma ka arritur marrëveshje personale me Justin Kluivertin, sipas medieve italiane, ndërsa pritet që Ajax ta vendos çmimin. 

Anësori mbetet pa kontratë nga qershori i vitit 2019, por nuk e ka ndërmend që ta vazhdojë me klubin holandez.


Të mërkurën drejtori sportiv i Giallorossëve, Monchi, ka qenë në Monte Carlo, sipas Gazzetta dello Sportit,  ku është takuar me agjentin, Mino Raiola.

JustinKluivert 1 (Foto: Getty Images)

Është gjetur një gjuhë e përbashkët me agjentin për një marrëveshje që djali i Patrick Kluivert, ta vazhdojë karrierën në Itali.

Ajaxi nuk dëshiron të bie nën çmimin e fiksuar që është 40 milionë euro, ndërsa Giallorossët janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro.

justin kluivert Sensacion i kampionatit holandez

Si rezultatet, Raiola është i detyruar që t’i përdorë njohësit e veta e klubin holandez që marrëveshja të mbyllet.

Edhe klubet spanjolle vazhdojnë ta shohim nga afër lojtarin. /Telegrafi/

telegrafi sport app