LAJMI I FUNDIT:

As Justin Bieber nuk arriti ta bindë Victoria Beckhamin të mbathë sandalet ‘Crocs’

As Justin Bieber nuk arriti ta bindë Victoria Beckhamin të mbathë sandalet ‘Crocs’

Victoria Beckham tregoi një devijim nga veshjet e zakonshme në Instagram të martën, duke zbuluar se Justin Bieber i dërgoi asaj një palë sandale ‘Crocs’.

“Shumë njerëz më kanë pyetur se çfarë po planifikoj të vesh pas karantinës, çfarë mendojmë ne për këtë sugjerim nga Justin Bieber?!”, pyeti stilistja fansat në Instagram Stories.

“Në rregull, është shumë e sjellshme nga Justin të më dërgojë sandale”, shtoi Beckham. “Asnjëherë nuk kam veshur një palë ‘Crocs’. Kjo më bëri të qesh, dua të them, është mendimi që ka rëndësi. Shume faleminderit”.


Beckham shkoi aq larg sa pyeti audiencën e saj nëse ajo duhet t’i provojë sanadalet plastike, duke pasur parasysh se njerëzit më shumë se asnjëherë më parë po i provojnë ‘Crocs’ gjatë pandemisë.

Pas 22 orësh, Beckham ndau rezultatin e pyetësorit ku shumica e votave ishin kundër dhe shkroi: “Mirë, ishte afër. Mendoj se do të vdisja më përpara se t’i vishja ato, por gjithsesi faleminderit Justin”.

Beckham është e njohur për afeksionin e saj ndaj takave të larta, madje ajo veshi taka më pak se dy javë pasi pësoi një frakturë në vitin 2018. /Telegrafi/ 

Në trend Femra

Më shumë
Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Fëmija juaj
Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Flokë dhe stil
Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Femra
Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare

Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare

Në çift
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët

Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët

Në çift
Shtatë gënjeshtrat që besojnë çiftet e divorcuara për fëmijët e tyre

Shtatë gënjeshtrat që besojnë çiftet e divorcuara për fëmijët e tyre

Këshilla për prindër
Kalo në kategori