Gregory Kehoe, në emër të ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përmes një parashtrese tha se ish-eprori i UÇK-së “ka dështuar të përmbushë obligimet” sa u përket pagesave, prandaj avokatët kanë paralajmëruar se do të tërhiqen nëse këto obligime nuk përmbushen.
Amer Alija, nga Fondi për të Drejtën Ndërkombëtare (FDHK), ka thënë se kërkesa për tërheqje të ekipit mbështetës do të ketë një ndikim jo të mirë në mbrojtjen e Thaçit.
“Paralajmërimet se avokati udhëheqës dhe avokatët e tjerët do ta lëshojnë mbrojtjen për shkak të obligimeve mes avokatit dhe klientit, sigurisht do të ketë një ndikim jo të mirë në mbrojtjen e Thaçit”.
Sipas tij, largimi në fazën e dëgjimit të dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria Speciale do të ketë ndikim jo të mirë, duke përfshi faktin se avokati Kehoe ka qenë për më shumë se dytë i udhëheqës i ekipit mbrojtës.
“Për arsye se Kehoy për më shuam se dy vite tani më ka qenë i angazhuar dhe është i familjarizuar me prita që i ngarkojnë personat e akuzuar”, ka shtuar Alija, për RTV Dukagjini.
Në njoftimin e Dhomave të Specializuara thuhet se sipas rregullores, kur të caktohet grupi tjetër i mbrojtjes, avokatët paraprakë duhet të vazhdojnë të bashkëpunojnë “në një periudhë prej jo më shumë se 45 ditë”.
“Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Greenbuerg Legal Associates dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimin nëse nuk u është përmbushur detyrimi”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.
Pas këtij njoftimi, reagoi Minsitria e Drejtësisë duke potecuar është paguar mbi tre milionë e gjysmë nga buxheti i ministrisë.
Sipas njoftimit të MD-së, thuhet se obligimet ndaj avokatit Luka Misetiq janë kryer në përputhje me Udhëzimin dhe Marrëveshjen.
“Për vitin 2020, është realizuar pagesë prej 83,107.41 Euro, për vitin 2021 është realizuar pagesë prej 1,114,901.00 Euro, për vitin 2022 pagesa është realizuar në shumën prej 996,600.00 Euro, dhe për vitin 2023 – është realizuar pagesë në shumën prej 1,371,800.00 Euro. Për të gjitha vitet, shuma e pagesës për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi, është 3,566,401.41 Euro”, thuhet në reagimin e MD-së.
Ministria ka shtuar tutje se për avokatët e tjerë nuk mban përgjegjësi për realizimin e pagesave.
“Për sqarim tutje, Ministria e Drejtësisë realizon pagesa vetëm me avokatet më të cilët ka marrëveshje, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Aktualisht, Ministria e Drejtësisë ka Marrëveshje me avokatin mbrojtës të Hashim Thaçit, Luka Misetiq, të cilit në përputhje me Marrëveshjen, i realizon të gjitha pagesat me kohë. Ndërsa për avokatet tjerë potencial, qoftë edhe privat, të cilët angazhohen nga z. Thaçi, Ministria e Drejtësisë nuk ka Marrëveshje dhe nuk mbanë përgjegjësi për realizmin e pagesave”, thuhet tutje në njoftim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hristovski: Nuk kam marrë pjesë në procesin e rishikimit të certifikatës së NATO-s
PZAP hedh poshtë ankesën e LVV-së për anulimin e certifikimit të Listës Serbe
Bedri Hamza promovon potencialet e energjisë së rinovueshme, premton agjenci one-stop-shop për dhëniet e lejeve për investitorët
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja
Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?