Jurgen Klopp nuk do të jetë në stol për ndeshjen me Southamphton, kishte sjellje të palejueshme ndaj gjyqtarit të katërt

Jurgen Klopp është përjashtuar nga drejtimi i Liverpoolit për ndeshjen kundër Southampton.
Klopp u gjobit me 30 mijë funte pasi iu bërtiti gjyqtarëve gjatë ndeshjes kundër Manchester Cityt.
FA apeloi vendimin e Komisionit të Pavarur Rregullator, dhe tani është ndryshua në pezullim.
Klopp humbi gjakftohtësinë në fund të ndeshjes kundër Man Cityt pasi u ankua në një goditje të dënimit të Bernardo Silvas ndaj Mohamed Salah.
Gjyqtari Anthony Taylor nuk e sanksionoi startin e lojtarit të Man Cityt dhe kjo e tërboi aq shumë Klopp, sa ai filloi të kërcente furishëm, të gjestikulonte dhe të bërtiste ndaj gjyqtarit të katërt, Gary Beswick. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/11/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































