Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka lavdëruar sulmuesin shqiptar, Xherdan Shaqiri për ndeshjen ndaj Manchester United.

Shaqiri ishte në formacionin startues kundër Manchester Unitedit duke luajtur 76 minuta pastaj u zëvendësua me Curtis Jones.


Sidoqoftë, trajneri gjerman mendon se ka gabuar me vendimin për ta zëvendësuar Shaqirin, sepse ka mundur të luante edhe më shumë.

thumb 116759 default news size 5

“Shaq është vërtet në formë të mirë. Ndoshta mund të luante edhe pak më shumë, mirëpo nuk isha i sigurt”.

“Ishte kohë e gjatë që nuk ka luajtur nga fillimi, por ishte vërtet i mirë. Shaq ishte aty dhe ndihmoi me të madhe”, ka thënë Klopp.

GettyImages 1296886660 1

Shaqiri mund të jetë në formacionin bazë në përballjen e radhës kundër Burnleyt ku Liverpoolit i duhet fitorja. /Telegrafi/

telegrafi sport app