Jupa e Muratoviq hendbollistë të vitit, Dedaj e Demaj më të mirët e Kombëtares

Federata e Hendbollit të Kosovës ka mbajtur manifestimin “Laureatët e Vitit”, ku ka shpallur më të mirët e vitit 2019.
Çmimet kryesore janë fituar nga Kastriot Jupa i Besa Famgasit dhe Esma Muratoviq e Istogut. Reprezentuesi Jupa është shpallur hendbollisti më i mirë i vitit 2019, ndërsa çmimin e më të mirit e ka fituar për herë të pestë, njofton FHK-ja.
Esma Muratoviq, që tani vazhdon karrierën në Spanjë, është shpallur hendbollistja më e mirë e vitit 2019. Ajo kishte udhëhequr Istogun drejt titullit të kampionit dhe Kupës së Kosovës. Jupa me Besën e Pejës ka fituar titullin e kampionit, ndërsa ka fituar të gjitha ndeshjet e stinorit pranveror.
“Manifestimin e ka hapur presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, që ka ftuar të pranishmit për një minutë heshtje në nderim të policit të rënë në krye të detyrës Sami Thaçi dhe punëtorëve të hendbollit që kanë ndërruar jetë në vitin e fundit. Pasi ka përshëndetur të pranishmit, presidenti Saraçini ka folur për sukseset gjatë vitit 2019. Ka thënë se ishte një vit historik falë sukseseve të arritura, sidomos pjesëmarrjes së parë në kampionat botëror”, thuhet në njoftim.
“Në ceremoni janë ndarë mirënjohje të shumta për ata që janë dalluar gjatë vitit 2019 e po ashtu për ata që kanë dhënë dhe japin kontribut për sportin tonë. Janë nderuar edhe më të mirët e Kombëtareve të Kosovës, çmime që kanë shkuar për kapitenët Valon Dedaj e Leonora Demaj. Janë shpallur po ashtu shtatëshet më të mira dhe janë ndarë çmime tjera individuale. Janë nderuar edhe lojtarët e kategorive të reja e po ashtu ata që shkruan histori – lojtarët që përfaqësuan për herë të parë Kosovën në Botëror”, thuhet tutje në njoftim.
Më poshtë paraqesim të gjithë të shpërblyerit.
Mirënjohje Post Mortum
Skender Sahiti – Kena
Hilmi Xhaferi
Muhamet Shehdadi
Agim Shkodra
Mirënjohje për mediat
RTV 21, SHGSK, KTV, Klan Kosova, Radio Kosova, Kemajl Goca, Shpend Ahmeti
Mirënjohje për partnerët e sponsorët
Departamanti i Sportit, Komuna e Prishtinës – Departamenti i Sportit, KOK-u, Raiffeisen Bank
Mirënjohje për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror U21
Art Luzha, Besian Abazi, Arben Dugolli, Festim Mustafa, Flakrim Beqiraj, Jon Muqolli, Agon Bajqinovci, Labinot Gubetini
Hendbollistet më të dalluara – kadetet
Adelina Berisha (Istogu), Djellza Nuza (Shqiponja), Selvije Mollakdarija (Vëllaznimi), Arlinda Maloku (Samadrexha), Erjola Gecaj (Jusuf Gërvalla)
Hendbollistët më të dalluar – kadetët
Agon Selmani (Kastrioti), Jon Vokshi (Besa Famgas), Dardan Ramadani (Prishtina), Betim Idrizi (Vëllaznimi), Arjanit Murseli (Zhegra)
Mirënjohje të veçanta (punëtor sportiv të vitit)
Syria Shalqini, Bardhyl Ramadani, Sejdi Desku
Mirënjohje të veçanta për prezantim në Evropë
Shqipe Bajçinca – Brestovci (delegate e EHF-së), Genc Bujupi – Getoar Bujupi (gjyqtarë), Ilir Bytyqi – Syart Kasapi (gjyqtarë), Besfort Jahja – Sherif Xhema (gjyqtarë)
Gjyqtarët më të mirë të vitit
Besfort Jahja – Sherif Xhema
Mirënjohje e veçantë për paraqitje në Botërorin e Juniorëve
Fatmir Muhaxheri (trajner)
Trajner i vitit
Faruk Shala (Istogu)
Klubet më të suksesshme të vitit
KHF Istogu (femrat)
KH Besa Famgas (meshkujt)
KHF Samadrexha (pionieret)
KHF Istogu (junioret)
KH Zhegra (pionierët)
KH Kastrioti (kadetët)
KH Prishtina (juniorët)
Përbërja më e mirë e vitit (femrat)
Aurora Shehdadi (portiere – Istogu), Albina Rugova (alo e majtë – Istogu), Alma Nivokazi (fundore e majtë – Shqiponja), Esma Muratoviq (qendër – Istogu), Shkurta Mehmeti (pivote – Prishtina), Albulena Kelmendi (fundore e djathtë – Ferizaj), Shpresa Fazlija (alo e djathtë – Ferizaj)
Suzana Ujkiq (Istogu) – lojtarja më e mirë e mbrojtjes
Shkurta Mehmeti (Prishtina) – golashënuesja më e mirë me 169 gola
Leonora Demaj – Lojtarja më e mirë e Kombëtares së Kosovës për vitin 2019
ESMA MURATOVIQ (Istogu) – Hendbollistja më e mirë e vitit 2019
Përbërja më e mirë e vitit (meshkujt)
Mursel Mehmeti (portier – Besa Famgas), Lulzim Shabani (alo e majtë – Kastrioti), Deniz Terziqi (fundor i majtë – Prishtina), Egzon Gjuka (qendër – Besa Famgas), Kastriot Jupa (pivot – Besa Famgas), Beni Sula (fundor i djathtë – Kastrioti), Drilon Tahirukaj (alo e djathtë – Besa Famgas)
Bujar Ramosaj (Besa Famgas) – lojtari më i mirë i mbrojtjes
Oltion Beshiri (Prishtina) – golashënuesi më i mirë me 226 gola
Valon Dedaj – Lojtari më i mirë i Kombëtares së Kosovës për vitin 2019
KASTRIOT JUPA – hendbollisti më i mirë i vitit 2019.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje – klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

"Isha afër vdekjes, nuk mbaj mend asgjë" - ylli i Ligës Premier poston foton e parë pas përplasjes së tmerrshme me makinë

Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

"Kur erdha në Real Madrid, nuk e dija se të flisja me Ronaldon, Ramosin dhe Modricin" - kolumbiani James flet për kohën e kaluar te mbretërit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren