Pachuca pa ndonjë problem e mposhti Tijuanan me rezultat 4-0 në ndeshjen për Kupën e Meksikës, e ku Keisuke Honda ishte ai që rrëmbeu vëmendjen.

Japonezi realizoi golin e tretë për vendasit pak para pjesës së parë në Estadio Hidalgo.


galliani i k euml naqur me keisuke honda hd

Honda mori topin te rrethi i mesfushës dhe kaloi plot pesë lojtarë.

Dhe, pasi i bëri mbrojësit e Tijuanas të duken të marrë, ai në mënyrë të qetë paraboloi portierin Manuel Lajud.

Me këtë gol Honda e vulosi fitoren e vendasve dhe u sigurua që të shpallet njeriu i ndeshjes në këtë takim.

Honda paguhet 2.75 milionë euro në vit dhe është reprezentues i rregullt i kombëtares japoneze.

carlos bacca ac milan keisuke honda goal celeb coppa italia carpi 3399344

Performancat e tilla të tij nuk kemi mundur t’i shohim ndaj Milanit, ku ai nuk arriti të përmbushë potencialin që zotëronte. /Telegrafi/

telegrafi sport app