Nga: Petraq Kolevica
Me Mitrush Kutelin
Pasi doli nga burgu (viti 1949), për Mitrushin vazhduan vite të vështirë. Në Testamentin e vet ai i shkruan së shoqes:
“… rrojtmë e bëmë fëmijë në vjete stuhije, burg, urbanizēm, hotel …”!
Ata që patën fatin e keq të banonin nëpër dhoma-birucat e atyre hoteleve të kategorive më të fundit si p.sh., Hotel “Çajupi” në Tiranë e ca më të këqinj nëpër rrethet, dinë të tregojnë se ç’ishte ajo jetë qeni, por shumicën e tyre tani po i ha dheu.
Për “URBANIZMIN”, këtë sinonim djallëzor maskues të fjalës “INTERNIM”, mē ka treguar Mitrushi se ç’hoqën prej tij, por më mirë le të dëgjojmë Efterpin, të shoqen:
“Sa më kujtohet, ka qenë muaji mars, kur na erdhi një polic me një shkresë. Ju ka dalë urbanizmi kështu, u thuhej atëherë atyre që dëboheshin nga qyteti. Ne na thanë që do të shkonim në Kavajë, po se ku do të rrinim, nuk ta caktonin.
Pasaportat dhe atë që quhej “Libri i shtëpisë” na i damkosën me vulën A.P – armik i popullit.
Dhimitri nuk u tremb. Do të shkojmë, tha. Nuk vete t’i lutem asnjë njeriu.
Ku do të shkojmë more burrë i thashë. Kemi tre fëmijë, ku do t’i mbytim në Kavajë? Thuamē ku duhet vajtur dhe vete unë.
Filluam bëmë lutje në Ministrinë e Brendshme, në Kryeministri, po nuk na kthente askush përgjigje. Ne prisnim me ankth. Kur ngrysej, thosha: Shyqyr që u bë natë dhe kur fillonte të gdhihej thosha: Bobo, si do të jetë kjo ditë, sepse polici vinte çdo ditë dhe na kërcënonte: Kur do të shkoni?
Një ditë na tha se do të vinin të na merrnin me kamion.
U ngritëm që në ora tre të mëngjesit, ishte natë, shkuam me gjithë fëmijë në shtëpinë e babait tim. Gjatë ditës i vinim rrotull shtëpisë dhe e shihnim nga larg ç’bëhej.
Atë mëngjes shkuam prapë në Ministrinë e Brendshme se mos na jepnin ndonjë përgjigje; Vajta unë. Dhimitri më priste atje në lulishtja në gropë e Sheshit “Skënderbej”. S’m’u përgjigj njeri. Kur u ktheva, Dhimitrin e kishte zënë gjumi në një nga ato stolat, sepse ishte i lodhur e i dërmuar nga gjithë sa po vuanim.
Pastaj shkuam në Fadil Paçrami që atëherë ishte kryeredaktor i “Zërit të Popullit”. Ai e priti mirë Dhimitrin. Unë i tha do të ndihmoj ty si Dhimitër Pasko, sepse e çmoj punën që ke bërë. Mos kij merak, do ta rregullojmë. Dhe e rregulloi. Të nesërmen erdhi polici, mori librin e shtëpisë dhe letërnjoftimin, që ishin me vulën A.P. dhe na solli të reja”.
Pastaj më tregonte Mitrushi – më dhanë dhe punë. Përktheja nga rusishtja materiale që botoheshin një herë në javë, më duket të shtunave – në të dy faqet e brendshme të gazetës “Bashkimi”, nga eksperinca e kolkozeve dhe sovkozeve sovjetike”. Përkthenja dhe nga gazeta me emrin më të gjatë të gazetave të botës që quhej “Për një paqe të qendrueshme, për një demokraci popullore”. Ndërsa Efterpi e mbyll tregimin e saj me fjalët: “Nuk dij ç’të them më shumë për “URBANIZMIN”. Dij vetëm të them që ato ditë për ne ishin tmerr, lemeri …”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Vittore Carpaccio, piktori i veshjes arbërore!

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Edouard Schneider, të bijës: Në damarët e tu rrjedh gjak shqiptar, mos e harro mëmëdheun dhe gjuhën e nënës
Nga kaosi te kompozicioni kreativ: Arti anamorfik i Bernard Prasit (Foto/Video)

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe