LAJMI I FUNDIT:

Joveski: Nuk kam dyshime për gjetjen edhe të një trupi tjetër

Joveski: Nuk kam dyshime për gjetjen edhe të një trupi tjetër

Në autobus është gjetur edhe një trup tjetër i një udhëtari të vdekur dhe bëhet fjalë për një person më të ri. 45 udhëtarë humbën jetën dhe 7 u dërguan për mjekim. Kështu bëri të ditur sot në një konferencë për media prokurori publik i shtetit, Ljubomir Joveski.

Kësisoj, ai ka konfirmuar se tashmë është e qartë se ka 45 viktima dhe 7 të lënduar në aksidentin tragjik.

“Jam i bindur se nuk asnjë dyshim në gjetjen edhe të një trupi në autobusin e djegur, pasi fotografitë që edhe ju i patë tregojnë se bëhet fjalë për dëmtim të madh të autobusit. Autobusi, nga vendi i fatkeqësisë është dërguar në vend tjetër ku janë dhënë urdhër për ekspertiza të caktuara në pjesën rregullshmërisë teknike për shpërthimin e zjarri”, tha Joveski.


Ai tha se sot në Maqedoni kanë mbërritur përfaqësues të prokurorisë bullgare, ndërsa nesër do t’u dorëzohen analizat e ADN-së nga familjarët e të ndjerëve. Atyre do t’u dorëzohet edhe dokumentacioni i sekuestruar nga “Besa Trans”, të dhënat e regjistrimit të autobusëve dhe të dhënat nga Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.

Ndërkaq Shërbimi i hetuesisë kombëtare në Bullgari më herët njoftuan se pas kontrollit shtesë në autobusin e djegur, është gjetur edhe një trup i pajetë. Me këtë, dëshmohet se në aksidentin e 23 nëntorit jetën e kanë humbur 45 persona./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori