LAJMI I FUNDIT:

Jovanoviq: Vuçiq ka për obligim të dalë me plan të qartë për Kosovën

Jovanoviq: Vuçiq ka për obligim të dalë me plan të qartë për Kosovën

Lideri i LDP-së Çedomir Jovanoviq tha se e sheh takimin në shtator të presidentit të Serbisë dhe atij të Kosovës si një mundësi e madhe për të dy shoqëritë.

Sipas tij, ky është një rast  madh që të dyja shoqëritë të bëjnë një ndryshim në marrëdhëniet e tyre dhe përfundimisht të konkretizohet politika, e cila Kosovës dhe Serbisë do t’i hapë perspektivat për një jetë normale.

Jovanoviq në një deklaratë me shkrim ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka një detyrim për të dalë me një plan të qartë në shtator, i cili duhet të ketë një gjerësi të mjaftueshme për interesat e serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve që jetojnë në Kosovë.


“Ne nuk kemi të drejtë për të sabotuar marrëveshjen e mundshme për shkak të pozicionimit parazgjedhor. Unë nuk jam i gatshëm të sakrifikojë brezat ardhshme të fëmijëve tanë për të fituar disa përqindje në zgjedhjet e ardhshme, dhe kjo është ajo që LDP dallon nga Unioni për Serbi dhe pjesa tjetër e opozitës,” tha ai.

Ai tha se derisa të ketë përpjeke për të ndalur kohën me idenë e një konflikti të ngrirë, jeta po rrjedh – Mali i Zi ka hyrë në NATO, Maqedonia ka bërë një marrëveshje historike me Greqinë, Kosova hapet në Evropë dhe merr liberalizimin e vizave.

Ndryshe, krerët e Serbisë dhe Kosovës Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi do të takohen në Bruksel më 7 shtator me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, e cila ndërmjetëson në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës mbi normalizimin e marrëdhënieve.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori