LAJMI I FUNDIT:

Joshua zbulon avantazhin e Furyt që bëri diferencën në fitoren ndaj Wilderit

Joshua zbulon avantazhin e Furyt që bëri diferencën në fitoren ndaj Wilderit

Anthony Joshua ka pohuar se kampioni i ri i WBC-së, Tyson Fury kishte një ‘avantazh mendor’ ndaj rivalit të madh, Deontay Wilder, në ndeshjen e tyre.

Fury, 31 vjeç, ka arritur të fitojë titullin e WBC-së muajin e kaluar pasi rrëzoi Wilderin dy herë para se të fitonte me nokaut teknik në raundin e shtatë.

Joshua, i cili ka qenë i lidhur shumë me një meç unifikimi të titujve të peshave të rënda me Furyn, beson se bashkëkombësi i tij ishte mendërisht “në vendin më të mirë të mundshëm”.


Renditja e re në peshat e rënda në boks: Fury rikthehet në krye  
Lexo po ashtu Renditja e re në peshat e rënda në boks: Fury rikthehet në krye  

“Fury është shumë i talentuar. Wilder është shumë i talentuar. Ata hynë në ring dhe dhanë më të mirën dhe njëri doli fitues”, ka thënë fillimisht Joshua për të Lucozade Sport’s Running The Show.

“Ndoshta Wilder mendoi se do të ishte një luftë më e lehtë sepse Fury kishte një pushim të gjatë dhe kishte çështje tjera jashtë ringut dhe gjëra të tilla”.

Fury dhe Wilder (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Ata të dy ishin në kondicionin e duhur fizik për meçin, por Fury ishte më mirë në aspektin mendor”.

Eddie Hearn pas fitores së Furyt ndaj Wilderit: Nuk ka nevojë për trilogji, të shkojmë direkt për trofeun e padiskutueshëm
Lexo po ashtu Eddie Hearn pas fitores së Furyt ndaj Wilderit: Nuk ka nevojë për trilogji, të shkojmë direkt për trofeun e padiskutueshëm

“Mendërisht ai ishte në vendin më të mirë të mundshëm dhe ai thjesht bëri një performancë të shkëlqyer kundër një goditësi të rrezikshëm”, përfundoi anglezi.

Ndryshe, bashkë-promovuesi i Furyt, Bob Arum, ka njoftuar se lufta e tretë midis Fury dhe Wilder do të zhvillohet në Las Vegas në 18 korrik. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori